ZYRTARE – Pesë vite kontratë dhe 50 milion euro, Bayern Mynih prezanton Leroy Sane…

Tani është zyrtare. Leroy Sane është lojtari më i ri i Bayern Munich. Pas një ndjekje të gjatë dhe disa trativave të dështuara në minutat e fundit, klubi bavarez do të ketë shërbimet e 24-vjeçarit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Por pritja e gjatë deri në finalizimin e këtij transferimi ia ka vlejtur në aspektin financiar.

Ashtu siç ishte bërë e ditur nga mediat angleze dhe ato gjermane, Bayern Munich ka shpenzuar 50 milionë euro për të blerë kartonin e Sane nga Manchester City. Kjo shifër është shumë më e ulët nga ato të përmendura gjatë tratativave të mëparshme.


Leroi Sane firmosi kontratën deri në vitin 2025 dhe u prezantua nga kupola drejtuese e klubit bavarez, teksa nuk e fshehu aspak dëshirën për të nisur sa më shpejt aventurën e re.

“Bayern është një klub i madh dhe me objektiva të mëdha. Ato kërkoj edhe unë. Pres me padurim momentin që të stërvitem me skuadrën.

Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayern dhe Liga e Kampioneve është prioriteti”, kanë qenë fjalët e para të Sane si lojtar i kampionëve gjermanë. Sulmuesi i krahut vjen pas një dëmtimi të rëndë, por nuk mund të luajë në këtë edicion të Champions që do të mbyllet në gusht. Në këtë mënyrë, ai ka të gjithë kohën e nevojshme për të qënë gati për sezonin e ardhshëm.

 ABCOM ║ VODAFONE