Pak orë pas eliminimit nga Conference League, Vllaznia njofton firmosjen me sulmuesin kroat Ante Aralica. Emri i tij u përfol ditën e djeshme ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi nga vetë KF Vllaznia sh.a.
“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Ante Aralica. Sulmuesi 25 vjeçar kroat do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme. Welcome Ante!”, shkruan në njoftimin në Facebook klubi kuqeblu.