ZYRTARE – Një tjetër futbollist largohet nga Vllaznia, merr “letrat” dhe është i lirë…

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme edhe zyrtarisht futbollisti Samet Ruqi nuk do të jetë më pjesë e saj. Me këtë lojtar kishte disa ditë që ishte ndërprerë bashkëpunimi megjithatë vetëm sot ai ka tërhequr dokumentacionin pranë zyrave të klubit duke qenë tashmë i lirë për të firmosur me çdo skuadër tjetër.


KF Vllaznia e falenderon futbollistin Samet Ruqi për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për ekipin tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! /Njoftim i KF Vllaznia/

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!