Nuk ka më dilema, Erjon Vucaj është zyrtarisht lojtar i Luftëtarit. Lajmin e konfirmoi dje për “Panorama Sport” vetë presidenti i klubit gjirokastrit, Grigor Tavo. Pas mbledhjes së bordit drejtues të klubit Vllaznia, është dhënë miratimi që Vucaj të luajë si i huazuar te Luftëtari për Kupat e Europës.
Menjëherë, klubi gjirokastrit ka dërguar dokumentacionin në UEFA. Deri në orën 24:00 të së premtes ishte afati i fundit për listën e lojtarëve që do të federoheshin për turin e parë të Ligës së Europës. Kësisoj, Vucaj do të jetë tashmë i gatshëm për trajnerin Millosh Kostiç në dy ndeshjet ndaj letonezëve të Ventspils.
Eduart Roca nuk është federuar nga klubi gjirokostrit pasi ai është i dëmtuar. Të njëjtin fat ka pasur edhe qëndërmbrojtësi Ivan Jakolvjeviç, i cili nuk ka shumë kohë që ka kaluar një operacion. Megjithatë, në qoftë se Luftëtari arrin të kaloj këtë raund, ata mund të kenë mundësi të federohen pa problem.
Portier
Hrvoje Bukovsi
Shkëlzen Ruci
Avernold Qurani
Mbrojtës
Lejdi Liçaj
Nemanja Janiçiç
Oltion Rapa
Xhekson Ferreira
Aurel Demo
Stivian Janku
Donaldo Açka
Mesfushorë
Behar Ramadani
Albano Aleksi
Dejvi Bregu
Erjon Vuçaj
Vladan Milosavjev
Maldin Ymeraj
Erald Hyseni
Aristotel Bellai
Sulmues
Vasil Shkurtaj
Mario Gurma
Romario Cekaj
Sebastian Molla