Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ZYRTARE – Bardh Spahia emri i dytë si kandidat për Bashkinë e Shkodrës me 6 mars, fitoi “primaret” demokrate…

ShkodraWeb 30 January, 2022
bardh spahia majlinda angon bashkiai

Bardh Spahia është kandidati i dytë për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Emri i tij ka dalë pas votimit në “primare” të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD- së, si fazë e parë e përzgjedhjes së emrit që do të garojë me 6 mars 2022 në zgjedhje të pjesshme vendore të shpallura nga presidenti Meta.

Spahia doli i pari në një listë me 6 kandidatura dhe konkretisht: Astrit Bushati, Alfred Koçobashi, Arben Maliqi, Irma Kopliku Alushi dhe Irena Shestani Shala. Spahia arriti të marrë shumicën dërrmuese të votave të anëtarëve, 1011 vota nga 1508 votues  (67%) dhe konkretisht:

Bardh Spahia 1011 vota
Irena Shestani Shala 295 vota
Astrit Bushati 201 vota
Irma Alushi Kopliku 49 vota
E pavlefshme 1 votë

Ditën e sotme, demokratët në zotërim të një karte antarësie të PD- së, kanë patur mundësi të votojnë për kandidatin për kryebashkiak të Shkodrës në tre qendra: Në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Berdicë dhe Rrethina. Spahia ka dalë fitues në të tre këto qendra.

“Primaret” u futën në Statutin e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2021, duke shënuar një risi jo vetëm për PD- në por edhe partitë politike shqiptare. Kandidatët për deputetë, për kryebashkiakë, për keëshilltarë bashkiakë, madje edhe kandidati për kryeministër i PD- së, do të zgjidhen përmes “primareve”, ka qenë premtimi edhe i sotëm i ish- kryeministrit Berisha në “Foltoren” e Vau- Dejësit.

Bardh Spahia do të kandidojë përballë Majlinda Angonit të PS- së tashmë e zyrtarizuar, ndërsa pritet edhe shpallja e një kandidati tjetër nga PD-ja zyrtare e Bashës por edhe ndonjë kanditurë tjetër.

Ndërsa KQZ ka refuzuar regjistrimin e përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit, duke njohur si subjekt zgjedhor PD- në me kryetar Lulzim Bashën, pritet të shihet si do të kandidojnë kandidatët e dalë nga “primaret”.

Duket se dalja si të pavarur po zbehet, teksa pritet që të hënën apo të martën, të prezantohet një koalicion partishë opozitare të djathta, me gjasë, edhe LSI-ja e cila është e vetmja që do të ketë nga një antar në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve në 6 bashki të vendit. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: “Të votosh e të bësh sikur voton janë gjëra të ndryshme”, deputeti demokrat sulmon “primaret”, shpall fituesit
Next: “Kandidat i denjë për Bashkinë Shkodër”, humbi në “primare” por Alfred Koçobashi bën thirrje për bashkim rreth Bardh Spahisë

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.