Zyrtarizimi i Partisë “Nisma Thurje”, Shabani tregon kush do jetë kryetari dhe ku kandidon Rudina Hajdari

Një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë së re të krijuar në Shqipëri ‘Nisma Thurje’, Endri Shabani, ka bërë dy zbulime shumë të rëndësishme në një intervistë të dhënë në Report Tv.


Shabani ka treguar për herë të parë se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar dhe se Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, tha ai, duke shtuar se ai vetë nuk të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore.

Duke folur për mënyrën se si ka lindur bashkëpunimi me znj. Hajdari, Shabani deklaroi se bashkëpunimi ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Znj. Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë. Ka pasur një periudhë diskutimi për ta vazhduar apo jo dhe u mor vendimi për të vazhduar me bashkëpunimin.


Ne kemi një grup themeltar, që e kemi që prej krijimit të organizatës. Kemi bërë një diskutim me aktivistë. Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi”, tha ai.

“Ne nuk kemi për të ndryshuar asgjë në mënyrën se si sillemi. Ne donim të futeshim në zgjedhje në vitin 2019 por do të na akuzonin se po legjitimonim zgjedhjet e bëra në mënyrë të njëanshme”, vijoi Shabani.

ShkodraWeb Channel

Partia ‘Nisma Thurje’ u zyrtarizua ditën e shtunë përmes një aktiviteti online. Lëvizja politike u prezantua nga deputetja e Endri Shabani, deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të “Thurjes”. Hajdari u shpreh se shqiptarët janë të pasur, por të vjedhur nga politika. Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi. Ndërkohë që drejtuesi Shabani prezantoi idetë dhe projektet e kësaj lëvizjeje.

Kjo është partia e tretë që krijohet javët e fundit pas partisë së Jozefina Topallit dhe Myslim Murrizit.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel