Papa Françesku mbajti sot një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit duke i kërkuar Zotit përfundimin e pandemisë së korona virusit. Transmetimi i drejtpërdrejtë filloi ë në orën 17:00 dhe zgjati rreth një orë, që përkon me perëndimin e diellit. Papa Françesku do të dërgoi bekimet e “Urbi et Orbi”, të cilat zakonisht jepen vetëm për Krishtlindje, Pashkë dhe pas një zgjedhjeje papale.
Për këtë rast, përpara derës qendrore të bazilikës së Shën Pjetrit, u vendos një kryq, që është nderuar për t’i dhënë fund një pla ge në shekullin XVI. Papa tha gjatë lutjes se Zoti nuk do e lërë njerëzimin në mëshirën e stuhisë së korona virusit, duke nënvizuar se do të jetë me njerëzimin deri në fundin e botës.