“Zoti na mori Tanin dhe na la Lekën”, gazetari i njohur homazh për kolegun dhe ironi për kryetarin e KD të RTSH- së

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga pionerët e shtypit të lirë shqiptarë në këtë vend, Artjan Tepelena. Janë të shumta mesazhet e ngushëllimit jo vetëm për gazetarin por edhe pedagogun e mbështetësin e palodhur të gazetarëve të rinj.

Sokol Balla, sot një nga emrat e njohur të medias shqiptare, teksa kujton Artjan Tepelenën, vlerëson pikërisht këtë rol të të ndjerit, ndërsa përmend fillimet e tij në RTSH. Ai merr shembull Leka Bungon, aktualisht kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH- së, duke u shprehur mjaft ashpër se “Zoti na mori Tanin dhe na la Lekën”.


PUBLIKIMI I SOKOL BALLA NË TWITTER

Artjan Tepelena ishte shefi im i pare. Ai u shnderrua ne mikun dhe mbrojtesin tim, ne fillim vitet 90 kur une nisa pune ne RTSH. Ai promovoi te rinjte me pasion, megjithese ishte i ri vete, perballe grupit agresiv ndaj nesh, te pleqve te paafte e xheloze, me ne krye Leka Bungon.

Por jeta eshte e padrejte. Thone se Zoti i merr te miret me heret, se i do prane vetes. Kete beri dhe sot. Na mori Tanin dhe na la Leken.  Do na mungosh Artjan. Megjithese sot jam 48 vjec dhe “dikushi”, serish do me mungoje mbrojtja jote, si 30 vjet me pare kur isha askushi.