Skip to content
16 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Mag & Vip
  • Personazh

“Zonja e këngës popullore qytetare shkodrane”, këngëtarja Mukades Çanga feston ditëlindjen, koha për të është ndalur…

ShkodraWeb 30 August, 2024
mukades canga

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës shkodrane e shqiptare Mukades Çanga, feston sot ditëlindjen. Padyshim një nga zërat më të mirë të muzikës, Mukades Çanga ka një karrierë fantastike, të cilën e nisi që në moshën 9 vjeçare. Për Desin koha duket se është ndalur dhe vitet për të janë thjesht një numër, teksa vit pas viti, me interpretimet e saj, na dhuron vlera të reja.

Në një nga ditëlindjet e Mukades Çangës, krijuesi e publicisti Ramazan Çeka do të shkruante: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur një vajzë e vogël çapkëne, shpalosi talentin e saj në moshën 9 vjeçare në aktivitetet që organizonte shtëpia e pionierit në atë kohë. Ky zë i bukur fëminor premtonte për një këngëtare të ardhshme, e cila jo shumë vonë hodhi dhe hapat e parë në skenat rinore të qytetit. Interpretimi i këngës së parë “Mori drandofilja e vogël”, nën drejtimin e violinistit, mjeshtrit Mark Kaftalli, befasoi specialistët dhe muzikantët e asaj kohe.

Ishte akoma e re në karrierën e saj artistike dhe me që në këtë kohë në Tiranë ekzistonin kurse për kualifikimin e talenteve të reja, Mukades Çanga pati fatin e madh të mbarojë këtë kurs, por pati fatin më të madh që “kaloi nëpër duart” e mjeshtrave të mëdhenj të këngës popullore si: Ramadan Sokoli, Abdulla Grimci, Luçije Miloti, Ibrahim Tukiqi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, etj. Shkëlqimi i talentit të saj ishte një premisë që ajo të thirrej pa ngurrim në skenën e Teatrit “Migjeni” si këngëtare e estradës profesioniste duke u radhitur përkrah kolosëve të jareve shkodrane, mjeshtrave Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi dhe që nga ajo ditë nuk është shkëputur nga skena.

Ajo është trashëgimtarja e denjë e brezit të këngëtarëve të mëdhenj shkodranë, është një nga zërat që ka dhënë kontribut të shquar për ta ruajtur traditën e muzikës popullore shkodrane. Pjesëmarrëse në spektaklin “12 në Hollywood”, i zhvilluar në Tiranë në vitin 1994. Në festivalin Folk Izmir, Turqi, viti 1996, në Maratona e Këngës Popullore. Gjatë karrierës së saj artistike ka bashkëpunuar me shumë figura të shquara të muzikës shqiptare si me kompozitorët: Pjetër Gaci, Mark Kaftalli, Luan Barova, Zef Çoba, Adil Ujkashi, Shefqet Kruja, Shpëtim Saraçi, Naim Krasniqi, Ilir Zoga, Xhavit Ujkani, Jetmir Barbullushi etj.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Këngëtare e shquar e muzikës popullore shkodrane që me zërin e saj melodioz ruajti vlerat e këngës qytetare, si dhe shumë vlera të tjera të mëdha”. Ja si shprehet në vlerësimet e tij shkrimtari dhe dramaturgu i njohur prof. Fadil Kraja: “Në qoftë se do të flasim për ditët e sotme mund të themi pa hezitim se Mukades Çanga është një pikë referimi për këngën popullore qytetare shkodrane, që fillon nga ajo dhe vazhdon me këngëtarë të tjerë që për fat të mirë i kemi me shumicë”.

“Zonja e këngës popullore qytetare shkodrane”. Ky është titulli që i japin bashkëqytetarët e vet dhe ndoshta ka më shumë vlerë se titulli ” Mjeshtër i Madh” dhe “Mirënjohje e Qytetit”. Desin nuk e bëjnë të madhe titujt, por lidhja me këngën dhe me qytetin e saj ku ajo e ndien veten gjithmonë një vajzë shkodrane.

ShkodraWeb i uron jetë të gjatë e vazhdimisht suksese, siç i ka patur deri më sot! Gëzuar!

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: PERSONAZH – Aktori shkodran Frederik Fistani feston ditëlindjen, krijoi shumë figura në skenë dhe në ekran…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 31 gusht 2024…

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve 15 May, 2025
  • Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit 15 May, 2025
  • NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim! 15 May, 2025
  • EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë… 15 May, 2025
  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë… 15 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para 15 May, 2025
  • Vllaznia nuk humb kohë, gjen trajner në “shtëpi”, Edi Martini në drejtimin e skuadrës shkodrane… 15 May, 2025
  • VIDEO – “SPAK ka punën e tij, unë punën time si i zgjedhur”, reagon Kristian Shkreli pas marrjes së celularit 15 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.