Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Pas avarisë së krijuar nga zjarri në nënstacionin e Draçinit, punonjësit e OSHEE-së kanë bërë të mundur riparimin e dëmit dhe rikthimin e energjisë për banorët. Tashmë qyteti i Shkodrës furnizohet normalisht me energji elektrike, pavarësisht dëmit të shkaktuar nga situata e zjarrit në nënstacion dhe disa kabina elektrike në lagjet e qytetit.
Dua t’i falendëroj punonjësit e OSHEE për angazhimin dhe gadishmërinë e treguar për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate të krijuar.