ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTOLAJM/ “Zjarrfikësi nxiton të shpëtojë engjëllin”, fotoja e resë së “11 Shtatorit” që po bën xhiron e botës…

Matt Snow, një burrë nga Florida ka fotografuar një formë të pazakontë reje më 11 shtator në përvjetorin e 18-të të ngjarjes që trandi SHBA-të. Ai ishte duke shkuar në punë dhe shkrepi foton e rrallë ku dallohen qartësisht dy figura.

Në anën e djathtë të fotos dallohet një zjarrfikës, ndërsa në anën e majtë është formuar imazhi i një engjëlli. Drita e diellit e përforcon akoma edhe më shumë pamjen që duket engjëllore. 343 zjarrfikës humbën jetën në ngjarjen e rëndë të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.