Me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina diskutuam programin tonë 4 vjeçar i cili ka të parashikuar një paketë të plotë investimesh në këto fshatra.
Përmirësim i plotë i infrastrukturës rrugore dhe sistemit të ndriçimit
Rrjeti i ri i ujësjellësit
Ndërhyrje në kanalet e dyta dhe të treta kulluese dhe sistemin vaditës
Ndërtimi i tregjeve për prodhimet bujqësore
Rikonstruksioni i shkollave dhe qendrave shëndetësore
Terrene të reja sportive
Përmirësimi i shërbimit të pastrimit
Çdo ndërhyrje e parashikuar dhe ndërtimi i plotë i programit është bërë bazuar mbi dëgjesat publike me qytetarët, të cilët kanë vendosur vetë prioritetet për zonën ku jetojnë. Zhvillimi i njësive administrative është fokusi kryesor i punës tonë në këtë 4 vjeçar. Bashkë Fitojmë!