Truprojat e Nikolla Gruevskit, per te cilin tashme eshte leshuar urdher arresti dhe që nga dita e premte u ka shpetuar autoriteteve gjyqësore për t’i dorëzuar vendimin përfundimtar e dënimit me burg, për herë të fundit janë parë me të të enjten në mbrëmje.
“Siç e dimë, truprojat e tij para Sektorit për Kërkim në Ministrinë e Brendshme thanë se e kishin parë për herë të fundit të enjten në mbrëmje më 8 nëntor, kur e kanë lënë në shtëpi. Për ta siguruar atë, ai duhet t’i telefonojë ata nëse ai del jashtë. Të premten, ai nuk i thirri fare, siç ka ndodhur edhe më herët, pasi ai nuk dilte çdo ditë. Nuk i ka thirrur sigurimin as në fundjavë dhe madje as edhe sot, deri në urdhër arrestin”, thonë nga Gjykata Themelore Shkup 1, të cilët e kanë kërkuar tre herë të premten dhe sërish dje nuk e gjetën në shtëpi.
Policia mbreme u përpoq të gjejë për herë të dytën herë ish-kryeministrin Nikola Gruevski në shtëpinë e tij për ta dërguar në burgun Shutkës për të shërbyer në burgim dyvjeçar për rastin “Tenk”, por nuk e gjeti atë.
Njësiti policor Alfa sonte janë drejtuar edhe para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe kanë kontrolluar çdo makinë që ka dal nga parkingu nëntokësor ku sipër saj gjendet selia. Policia pret leje nga gjykata për tu futur në seli për të kërkuar të arratisurin Nikolla Gruevski. /Burimi: INA/