
Ish-Presidenti i Zimbavesë, Robert Mugabe ndodhet në hetim pasi është konstatuar zhdukja e disa diamanteve me vlerë 15 miliardë dollarë.
Sipas BBC, Parlamenti i Zimbabve ka thirrur ish-presidentin që të japë dëshminë e tij për një pretendim që ai ka pasur rreth vjedhjes në shkallë të gjerë të diamanteve.
Ai akuzoi firmat e minierave të huaja për “mashtrim” dhe “kontrabandë” në një intervistë në televizionin shtetëror në vitin 2016, e tani akuzohet vetë.
“Kompanitë kanë grabitur nga pasuria jonë”, tha ai.
Mugabe, në 9 maj do të duhet të dalë para komisionit parlamentar dhe do të pyetet rreth asaj që di lidhur me zhdukjen e diamanteve. Por nuk është e qartë nëse 94-vjeçari ka pranuar të paraqitet para komisionit.
Dyshohet se zhdukja e diamanteve ka ndodhur për shkak të korrupsionit.
Për këtë akuzë, Mugabe u denoncua dy vite më parë, deri sa nëntorin e kaluar, u detyrua që të japë dorëheqjen./panorama/