Sulmuesi shkodran Sindrit Guri gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Muskron e vlefshme për kupën e Belgjikës. 25-vjeçari startoi si titullar në sfidën e sotme, teksa në minutën e 80-të, arriti të shënonte për Ostenden.
Pas një asistit të Bonen, sulmuesi shqiptar e kishte fare të lehtë, teksa nga shumë pranë portës arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Guri kishte që nga 26 shtatori i këtij viti që nuk shënonte, teksa minutat e aktivizimit kohët e fundit kanë qenë me pikatore.
Me golin në sfidën e sotme, shkodrani shpreson të rifitojë besimin e trajnerit dhe pse jo të rikthehet protagonist, ashtu si në javët e para.
Mosshenimi i golave dhe ulja ne stol me Ostende po ashtu ndikoi edhe ne mosgrumbullimin e tij edhe me kombetaren shqiptare. Te shpresojme se tashme veshtiresite per sulmuesin shkodran kane kaluar dhe ai te rikthehet serish te beje mire detyren e tij: Te shenoje sa me shume gola edhe ne Belgjike.