Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Zgjohet” ish- presidenti Nishani dhe e nis me…kritika per qeverine “Rama 2”

ShkodraWeb 10 September, 2017
nishanirama
Shkruan ne Facebook ish- presidenti Bujar Nishani: “Sot u dekretua Qeveria e re. Një vendim drastik i gabuar dhe që mbart mbi vete një dyshim të madh mbi politikën e jashtme të Shqipërisë në nivelin strategjik, e përshkoj këtë event të rëndësishëm politik për vendin. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit Evropian. Ne jemi një vend i vogël, një demokraci e re, i dalë nga sistemi më i përçudnuar totalitar. Nuk jemi një aktor kyç në politikën globale por sëbashku me hapsirën mbarshqiptare në rajon jemi faktori kryesor i stabilitetit dhe ekuilibrave për të. Ndaj dhe orientimi apo angazhimi në politikën e jashtme nuk le shumë vend për dilema.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte investimi më madhor i shqiptarëve që pas përmbysjes së rregjimit totalitar komunist. Ishte konfirmimi i një orientimi të konsoliduar euro-atlantik dhe trans-atlantik i kombit shqiptar. Ishte angazhimi ” de facto” i shtetit dhe shoqërisë shqiptare në mekanizmin më të arrirë dhe serioz të sigurisë kolektive por dhe individuale për Shqipërinë. Pas asaj Shqipëria kishte një sfidë madhore strategjike. Integrimin deri në anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, janë konsumuar energji të pamata, janë hartuar dhe implementuar dokumente, strategji, projekte, platforma, janë donuar qindra milion euro dhe fituar eksperienca të shumta.
Janë shkolluar, trajnuar, specializuar dhe maturuar mijëra kapacitete njerëzore. Por mbi të gjitha është krijuar perceptimi pozitiv dhe pritshmëria shpresëdhënëse e një shoqërie të tërë për arritjen e një realiteti jetese edhe për në Shqipëri si ai i vendeve të BE. Ndaj gjithë këtij rrugëtimi, papritur dhe me një lehtësi latente ngrihet një mur i gurtë, i zi pis. Vendimi politik më shokuesi i këtyre viteve post-diktaturë. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit.
Pa dyshim është një vendim politik, që kërkon të demonstrojë një pozicion politik, që provokon një drejtim të ri, që synon një karshillëk qesharak. Dikush mund të thotë se u kalua tek Ministria e Punëve të Jashtme, madje dhe emërtimi i saj u ndryshua duke shtuar atë “Për Evropën” etj.
Kjo e emrit është thjesht një gafë nga padija por asgjë përmbajtësore. Shqipëria është vend i Evropës. Ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Ne nuk kemi nevojë për një Ministri për Evropën” (për Diasporën, po), por kemi nevojë për një mekanizëm të lartë kushtetues dhe autonom (në kuptimin operacional) për proçesin e Integrimit Evropian.
Qeveria duhet të çelte me Preambul programin e Qeverisë për votbesimin se : “Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Integrimit Evropian”. Proçesi nuk është anëtarësim por ai mbetet jetik për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Situata politike brenda BE është e sfiduar përsa i përket hapave të zgjerimit por që Qeveria Shqiptare të eksplodoj nervozizëm naiv , kjo është e pafalshme.
Në Ukrainën e largët u derdh shumë gjak rrugëve të Kievit për të mbrojtur orientimin drejt destinacionit evropian të shumicës dërrmuese të popullit atje. Unë besoj shumë se elita e vendit tim, ajo e para nuk do ta pranojë këtë goditje të rëndë mbi kurrrizin e kërrusur e ashtu të lënduar të popullit të vet. Në Ministrinë e Jashtme edhe ashtu si sot ka shumë departamente e drejtori. Deri për Oqeaninë dhe bashkëpunimin në Detin e Zi. Janë të nevojshme dhe duhet të punojnë shumë. Por Integrimi Evropian nuk është thjesht i nevojshëm. Ai është jetesa për sot, nesër e për gjithmonë e shqiptarëve. Aty është kultura, historia, ekonomia, infrastruktura, e drejta, prona, edukimi, trashëgimia dhe emri ynë. Askush nuk do mundet dot të na i zerojë ato. Kurrë.” /ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Cungu: Edhe kete vit nuk jemi per Europe, jemi per mesin e tabeles se klasifikimit…
Artikull pasardhës: Viti i ri shkollor nis pa libra per te gjithe, me 300 nxenes te larguar jashte por…urime nga DAR

TË FUNDIT

arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
gurakuqi karakaci 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

ShkodraWeb 6 April, 2026 0
osmani mesazh largimi 2026

VIDEO – “Republika s’është instrument, është amanet”, pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani jep mesazhin

ShkodraWeb 4 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.