Portieri shkodran, i cili aktivizohet tek të rinjtë e Bolonjës, Marko Molla, braktisi vitin e shkuar Kombëtaren U-17 të Shqipërisë për të luajtur tek moshatarët e Italisë. Gardiani 16-vjeçar është graduar titullar në finalen e Europianit të 17-vjeçare, ku Italia është ndeshur me Holandën U-17.
Ndeshja është në Tallaght Stadium të Dublinit, teksa shkodrani ka qenë shumë pranë fitimit të një trofeu historik. Kjo, pasi ekipi i tij është mundur nga talentet e Holandës. Por gjithsesi, Marko Molla është shpallur nënkampion i Europës për moshën e tij, një titull që me Kombëtaren shqiptare U17 nuk do të kishte asnjë mundësi të shpallej.
Kujtojmë që Molla ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-17, madje edhe është aktivizuar me fanellën kuqezi, por pas interesimit të Italisë, talenti shkodran zgjodhi të përfaqësojë vendin fqinjë.