Siç ShkodraWeb ka njoftuar disa ditë më parë, janë përcaktuar emrat e kandidatëve për kryetar të PD Shkodër, pas dorëheqjes së kryetarit aktual Gjenarin Kapcari. Janë 25 emra, të cilët kanë dalë pas propozimeve nga 38 grupseksionet e PD- së në territorin e Bashkisë Shkodër.
Mes kandidaturave, ka emra të njohur për publikun, në nivel drejtues apo ish- drejtues të lartë politikë vendorë apo qendrorë, deputetë apo ish- deputetë, drejtues të qeverisjes vendore, këshilltarë ose ish- këshilltarë bashkiakë, të cilët për këto arsye mbase, kanë siguruar daljen e propozimeve nga strukturat.
ShkodraWeb ka mësuar se ndër më të propozuarit nga grupseksionet e PD- së, janë emrat e Arben Lushaj, Emiljano Çekini por bie në sy emri i Pjerin Kodraçaj. Antarësia e PD Shkodër e njeh mjaft mirë pasi kontributi i tij në këtë subjekt politik daton që në vitin 1993.
Kodraçaj ka një eksperiencë të gjatë në administrim, në sektorin privat dhe publik. Me profesion ekonomist, ai ka punuar në kompani lider në treg si “Lajthiza”, duke ndikuar në rritjen e vazhdueshme e të pandalshme të këtij biznesi aë bën krenar çdo verior e shqiptar.
Nga viti 2007 deri në 2013, ai ka punuar si drejtor i Drejtosisë së Kontrollit të Subjekteve të Kontraktuara me ISKSH, ndërsa si specialist, ka vijuar të japë kontributin e tij deri në vitin 2017. Aktualisht, ai punon dhe kontribuon tek Fondacioni Femijet Shqiptare, i cili ka në fokus mbështetjen e fëmijëve, sidomos atyre talasemikë.
Pika e tij më e fortë padyshim është familja. Ai është baba i dy fëmijëve, një djali të diplomuar për stomatologji, ndërsa vajza e tij mjeke, diplomuar tek Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, ndërsa bashkëshortja është mësuese, duke krijuar kështu një familje intelektuale dhe me kontribute në shoqëri.
Ndoshta për të gjitha këto arsye, baza e PD- së Shkodër e sheh si personin më të përshtatshëm për drejtimin e degës demokrate në prag të zgjedhjeve politike të 2025- ës, si një person i formuar dhe përfaqësues i një brezi që është në kulmin e aftësive profesionale, politike dhe fizike për të kontribuar për riorganizimin e antarësisë me synim fitoren dhe rikthimin në pushtet të opozitës.