Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2025 – Zbardhet relacioni i KQZ-së, si përcaktohen mandatet…

ShkodraWeb 7 December, 2024
celibashi zgjedhje 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi ndarjen 100 mandateve të deputetëve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025.

Mediat kanë “zbuluar” tashmë relacionin e KQZ-së për caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2025, ku Tiranës i është shtuar 1 mandat deputeti, duke u dhënë të drejtë zgjedhësve të kryeqytetit të përfaqësohen tashmë me 37 deputetë nga 36 që ishin deri tani. Në dallim nga zgjedhjet e kaluara të viti 2021, Korçës i është hequr një mandat deputeti, ndaj nga 11, në këto zgjedhje do të ketë 10 mandate deputetësh.

Sakaq, në zonat e tjera zgjedhore nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve për deputetët e rinj. Ndarja e mandateve për ligjvënësit e rinj është bërë në varësi të numrit të popullsisë. Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator për zgjedhjet. Zgjedhjet e vitit të ardhshme do të mbahen më 11 maj, datë kjo e dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj ditën e enjte. Korça ka pësuar një ndryshim në përfaqësimin e saj parlamentar për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen më 11 maj 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), qarku Korçë ka kaluar nga 11 mandate deputetësh në vetëm 10.

Ky ndryshim është rezultat i rishpërndarjes së mandateve në bazë të numrit të popullsisë, një proces që zhvillohet para çdo cikli zgjedhor për të reflektuar ndryshimet demografike. Nga ana tjetër, Tirana ka përfituar një mandat shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mandateve të saj në 37. Rënia e një mandati në Korçë reflekton një ulje të lehtë të popullsisë së qarkut në krahasim me qarqet e tjera të vendit, siç është Tirana, e cila vazhdon të shënojë rritje të ndjeshme. Ky ndryshim mund të ketë ndikim të rëndësishëm në dinamikën politike të qarkut, duke ulur përfaqësimin parlamentar të tij në Kuvend dhe duke rritur konkurrencën midis partive politike në zonë për të fituar vendet e mbetura.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i rishpërndarjes është kryer në përputhje me formulën ligjore që përllogarit numrin e mandateve për çdo qark në bazë të numrit të shtetasve.

Por si përcaktohen mandatet? Në nenin 75 të Kodit Zgjedhor parashikohen kriteret dhe procedura për caktimin e numrit të mandateve. Çdo mandat përfaqëson një numër afërsisht të njëjtë shtetasish. Numri total i shtetasve, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, duke përcaktuar numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit.

Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet duke pjesëtuar numrin e shtetasve me vendbanim në zonën zgjedhore, me numrin mesatar, të përftuar sipas pikës 2 të këtij neni. Çdo zone zgjedhore i caktohet fillimisht një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga pjesëtimi, sipas pikës 3 të këtij neni. Në rast se në përfundim të veprimit të kryer, sipas pikës 4 të këtij neni, një apo më shumë mandate mbeten pa u shpërndarë, ato u shpërndahen zonave mbi bazën e presjes dhjetore më të madhe të përftuar nga pjesëtimi, sipas pikës 3 të këtij neni.

Shpërndarja e mandateve të mbetura kryhet në rend zbritës, duke filluar nga zona me presjen dhjetore më të madhe. Në rast se edhe pas zbatimit të pikës 5 të këtij neni presja dhjetore e dy apo më shumë zonave është e njëjtë, mandati i fundit i caktohet asaj zone që, pas përllogaritjes sipas pikës 3 të këtij neni, ka numrin më të madh të mbetur të shtetasve që nuk kanë prodhuar mandat të plotë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 dhjetor 2024…
Artikull pas: FOTO+EMRI – Tentoi ti japë fund jetës duke u vetëmbytur në Bunë, policia shpëton 75- vjeçarin…

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025

TË FUNDIT

  • MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera 17 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
shtypi 8 vjet shwm
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.