
Procesi i zgjedhjeve brenda strukturave vendore të PD- së po arrin në fazën finale edhe në Qarkun e Shkodrës. Mësohet se ditën e hënë, 25 prill 2022, do të votohet për kryetarin e degës së PD- së Malësi e Madhe dhe Shkodër.
Për degën e PD- së Malësi e Madhe, janë zyrtarizuar tashmë kandidaturat finale. Janë në garë tre emra mjaft të njohur dhe me kontribute në vite për PD- në në atë zonë.
Fred Sterkaj është emri i parë që paraqitet para demokratëve malësorë. Ai ka mbajtur pozicione të rëndëshme administrative e politike, në nivel komune e qarku por edhe si kryetar i degës së PD- së M.Madhe.
Emri tjetër është ai i Isa Ramja, edhe ky mjaft i njohur dhe me kontribute jo vetëm në PD por edhe administrimin e qeverisjes vendore në Malësinë e Madhe.
Emri i tretë është një zonjë, shkrimtare e njohur si Mimoza Rexhvelaj. Ajo është një figurë e njohur politike, madje më e njohura ndër zonjat malësore. Ka patur pozicione rë rëndësishme vendore në administrim por edhe strukturat politike.
Me 25 prill 2022, do të votohet edhe për kryetarin e PD- së Shkodër. Mësohet se janë dërguar shumë emra drejt qendrës, e cila duhet të bëjë përzgjedhjen. 7- 8 emra janë kandidatë potenciale për këtë post, figura me mjaft kontribute, drejtues të PD- së por edhe të qeverisjes vendore. Pritet që në orët në vijim të bëhen publikë emrat, ndërsa ata që konsiderohen kandidatë potencialë, tashmë kanë nisur fushatën tek antarësia.
Nuk përjashtohet mundësia që nga qendra të vijnë të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularin e kandidimit, nëse plotësojnë kriteret e vendosura.
Kandidatët më të mundshëm që mund ti paraqiten antarëve janë: Arben Lushaj, Gjenarin Kapcari, Arvit Bushati, Ardit Qylybyli, Arjan Peraj, Ergys Ivziku, Emiljano Çekini, Sytki Muçaj, Tedi Kopliku, Vildana Gushta dhe Elvis Deda. Nuk përjashtohet, si në raste të tjera, të ketë edhe tërheqje nga kandidimi për postin e kryetarit të degës së PD- së Shkodër.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!