
Siç ishte paralajmëruar, Ferdi Sterkaj është rikonfirmuar si kryetar i PD- së për degën Malësi e Madhe. Në zgjedhjet e zhvilluara këtë të diel me parimin “një anëtar, një votë”, Sterkaj ka mundur shumë thellë rivalin Endrit Halaj.
Procesi i votimit ka përfunduar pa problematika, ndërsa kanë marrë pjesë 448 demokratë malësorë. Nga këto, kanë rezultuar vota të vlefshme në kuti 442 ndërsa 6 kanë qenë të pavlefshme.
Në përfundim të numërimit nga komisioni, për Ferdi Sterkaj kanë votuar 360 anëtarë dhe për rivalin e tij vetëm 82. Kështu, Sterkaj do të drejtojë degën e PD- së Malësi e Madhe edhe për 4 vitet e ardhshme.




