
As zgjedhjet për kryetar të PD- së në Vau Dejës, nuk kanë sjellë surpriza. Kryetari aktual Benard Ndreca është rikonfirmuar në këtë post edhe për 4 vite të tjera.
Ai ka fituar përballë dy rivalëve Nikollë Fermosi dhe Valer Ndoja, madje me lehtësi. Nga 1447 anëtarë me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në votimin e kryetarit 731, ku 4 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Benard Ndreca ka marrë 438 vota, Nikollë Fermosi 138 vota dhe Valer Ndoja 151 vota.




