
Partia Demokratike Malësi e Madhe do të finalizojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës. Votimi me parimin “një anëtar, një votë”, do të zhvillohet të dielën, 26 prill 2026, nga ora 08:00- 18:00 në selinë e PD- së në Koplik.
Në garë, do të jenë kryetari aktual Ferdi Sterkaj dhe sfidanti Indrit Halaj. Në pamje të parë, dukshëm është i favorizuar kryetari aktual Sterkaj por shpesh herë, është më e rëndësishme të merret pjesë në garë politike, sidomos mes miqsh.
Përmes rrjeteve sociale, duke publikuar kandidaturat për kryetar të degës së PD Malësi e Madhe, kryetari aktual Ferdi Sterkaj, fton demokratët malësorë të bëhen pjesë e votimit mes tij dhe sfidantit Halaj.




