Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ZGJEDHJET NË MAL TË ZI/ Hajdinaga: Gjuanoviç është “burrë shteti”, fiton si president që në raundin e parë

ShkodraWeb 15 April, 2018
hajdinagaGezim18

Sot në Malin e Zi po zhvillohen zgjedhjet Presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë, mes tyre edhe Milo Gjukanoviç, i cili shikohet si favorit për të fituar që në raundin e parë. Gjukanoviç ka mbështetjen e komunitetit shqiptar në zgjedhjet e sotme. Në një lidhje telefonike, politikani shqiptar Gëzim Hajdinaga, që ka qenë ish-ministër për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-Kryetar i Komunës së Ulqinit shprehet se ka disa arsye se përse Milo Gjukanoviç do të arrijë që të fitojë që në raundin e parë.

“Atmosfera është e qetë, janë orët e para, pasi votimet janë hapur në orën 07:00 dhe një pjesë e qytetarëve i lënë votimet pasdite deri në orën 20:00. Konkurrojnë 7 kandidatë. Milo Gjukanoviç mbështetet nga partitë shqiptare. Jo vetëm shqiptarët, por të gjitha pakicat kanë dalë hapur pro Gjukanoviç. Sipas sondazheve është në epërsi, pritet që të fitojë që në raundin e parë. Shqiptarët e mbështesin për disa arsye; së pari proceset demokratike mund të bëjë që një ditë edhe një shqiptar të jetë kandidat, së dyti është një njeri i sprovuar, ai është një burrë shteti.

Nuk ka qenë e lehtë që të ndahet nga Serbia dhe kjo pavarësi ka hapur dyert edhe për Kosovën, të cilën Mali i Zi e ka njohur. Ai ka bërë që Mali i Zi të jetë në NATO. Është një derë e hapur që Mali i Zi të jetë pjesë e Europës. Unë kam qenë anëtar i kabinetit të tij kur ka qenë kryeministër, në atë bashkëpunim të mirë që kemi pasur, në Mal të Zi janë aprovuar disa projekte që statusin e shqiptarëve e kanë ngritur afër standardeve të Europës.

Ne nuk kemi kryer kërkesat tona, por Gjukanoviç ka ditur ti realizojë duke dhënë një imazh të ri të Malit të Zi si shtet demokratik. Ai ka edhe një bashkëpunim të mirë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Kandidati Mlladen Bojaniç? E njoh, respekt për të gjithë, por për shqiptarët e kanë vijën e ndarjes të qartë. Ai është kundër NATO-s, Kosovës dhe të drejtave të pakicave. Orientimi i pakicave ka qenë rol kyç. Mendoj që Gjukanoviç do të jetë President i Mali t të Zi. Besoj që sonte Mali i Zi do të ketë emrin e ri të Presidentit.”. /shqiptarja.com/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Avokati i njohur i jep fund jetës duke u djegur, arsyeja mund të duket e çuditëshme…
Artikull pasardhës: Akuzohet se përdhunoi të bijën, babai kërkoi të bëhej ADN-ja, por përgjigja nxjerr të vërtetën tronditëse

TË FUNDIT

osmani gjykata kushtetuese 2026

“34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin”, Kushtetuesja e Kosovës: Dekreti i Osmanit pa efekte juridike

ShkodraWeb 25 March, 2026 0
IMG_5201

Albin Kurti dhe Vetëvendosje! drejt një fitore të thellë në Kosovë, me mbi 50% të votave…

ShkodraWeb 28 December, 2025 0
kuti votimi kosove 2025

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna njohin kryetarët, Prishtina shkon në balotazh

ShkodraWeb 13 October, 2025 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.