Zgjedhjet në Kolegjiumin e Arbitrave, Dritan Salaj sërish në krye të gjyqtarëve të Shkodrës…

Pasditen e sotme , më datë 30/05/2022 në orën 17:00 , në ambjentet e stadiumit “Loro BORIÇI” u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e “Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër”.

U propozua nga anëtarësia që kryetari z.Dritan SALAJ të vazhdonte drejtimin e kolegjiumit edhe për 4 vitet e ardhshme. Ne procesin e votimit z.SALAJ morri pëlqimin me votë të të gjithë anëtarëve të kolegjiumit në menyrë unanime.


Nga procesi i votimit për anëtarë dhe sekretar të kryesisë së “Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër” , anëtarët vendosën me votë z.Bekris Dragusha dhe z.Ditmir Grimci në rolin e anëtarëve të kryesisë, ndërsa z.Sonil Zeka si sekretar.

I deleguar nga shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit” për udhëheqjen e procesit zgjedhor ishte z.Prek PJETRUSHI , të cilin e falenderojmë për prezencen e tij.

Në procesin e votimit ishin prezent z.Lazër MATIJA (Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër), Hysen ZMIJANI (Përfaqësues i FSHF-së , zona nr. 6) , Mhill SHKËMBI (ish kryetar kolegjiumi), Agron KASTRATI (ish sekretar kolegjiumi), dhe disa ish arbitra të tjerë.

Z.Dritan SALAJ është prej 9 vitesh në krye të Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër , duke u bërë kryetari i dytë më jetëgjatë në krye të këtij kolegjiumi, duke e drejtuar atë që nga shkurti i vitit 2013.

Më heret z.SALAJ ka qënë asistent arbitër në kategorinë superiore, duke mbajtur për disa vite dhe stemen ndërkombetare të FIFA-s. Falenderojmë të gjitha mediat për praninë e tyre në zgjedhjet e sotme dhe për ndihmesën e dhënë për kolegjiumin tonë! Ne i urojmë kryesisë së re suksese në punën e tyre! /Deklaratë për mediat e Kolegjit të Arbitrave Shkodër/