
Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës. Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur per situaten aktuale, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndersa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.
“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se “Papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar”. “LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryemadhi.
Kryemadhi dhe ish deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot nje takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi.