“Zgjedhjet do t’i fitojmë”, lideri i opozitës Basha shfaqet optimist por nuk tregon rivalin e Veliajt për Tiranën…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” u pyet për kandidatin për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm si dhe nëse PD do t’i fitojë zgjedhjet apo jo. Gjatë një debati që ka pasur me gazetarin Denis Dyrnjaja, ky i fundit i është drejtuar prerë: Do t’i fitoni zgjedhjet? Basha është shprehur i bindur se do të dalin fitues në këto zgjedhje.

“Më thoni kë do të vini përballë Erion Veliajt?”, e pyet ai më pas.

“Ta them unë kë do kandidojmë”, u shpreh Basha.

“Ma thoni, kush do të jetë kandidati për Tiranën?”, ka vijuar me tej gazetari Dyrnjaja.

“E do me emër? E do sot ti? Sot s’ta them dot, se nuk i nxjerr nga xhepi kandidatët, siç e bën Rama. Ai do dalë dhe do përfaqësojë interesat e shqiptarëve para atyre të partisë”, i është përgjigjur kreu i opozitës.

Pjesë nga debati:

Dyrnjaja: A mund të na e thoni kandidatin që do të keni përballë Erion Veliajt?

Basha: Do ta them. Sot nuk ta them dot. Ndryshe nga Edi Rama, nuk i nxjerr nga xhepi. Kandidati do të përfaqësojë interesat e qytetarëve, përpara se të përfaqësojë interesa politike. Kandidati i Tiranës nuk do të përfaqësojë as oligarkët, as vrasës fëmijësh në Sharrë. As njerëz që fitojnë miliona euro me tendera fiktivë, që zhdukin vendparkimet, që shtafishojnë taksat për biznesit, që ndërtojnë inceneratorë për të mbushur xhepat e tyre dhe të Arben Ahmetajt. Do të përfaqësojë një figurë qytetare. Zgjedhjet do t’i fitojmë.