
Edhe komuniteti dukagjinas, mund të konsiderohet i mirëpërfaqësuar në listat për deputetë të dy partive të mëdha, PD dhe PS. Marjana Koçeku (PS) dhe Greta Gjoni Berdeli (PD), mund të konsiderohen tashmë deputetë të zgjedhur nga vendosja në listat e mbyllura të dy subjekteve, madje në vend mëse të sigurta, e para dhe e treta respektivisht.
Ndërkohë, përfaqësues të Dukagjinit, ka edhe në listat e hapura dhe sigurisht, kanë potenciale për të konkurruar denjësisht me 11 Maj 2025, pse jo edhe për të qenë deputetë.
Marjana Koçeku, e njohur edhe si Neomalsore, tashmë personazh i njohur për biznesin e saj- bujtinë por edhe vlerësimet publike nga institucione vendase e të huaja. Po ashtu, ka qenë mjaft e angazhuar edhe në lëvizje shoqërore.
Greta Gjoni Bardeli, ish- kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër, aktualisht deputete e PD- së, pjesë e strukturave drejtuese të kësaj partie prej shumë vitesh, me profesion pedagoge.
Elmira Ndrevashaj, mund të konsiderohet përfaqësuese e Dukagjinit dhe e Partisë së Lirisë, aktualisht këshilltare bashkiake në Bashkinë Shkodër.
Marjan Ndërshtiqaj, me profesion jurist, me pozicion të rëndësishëm në administratën shtetërore në nivel rajonal, më herët edhe këshilltar bashkiak i Bashkisë Shkodër, pjesë e strukturave politike të PS- së prej kohësh.
Ndoc Ashta, ndër më të votuarit në primaret e PD- së, me profesion jurist, ka mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën shtetërore, në nivel rajonal dhe lokal.