
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike dega Shkodër,
Ditën e diel, dt. 22.05.2022, zhvillohet procesi i zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Procesi zhvillohet sipas parimit “Një anëtar, një votë” ku ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD-së.
Kandidatët janë:
1- Sali Berisha
2- Ibsen Elezi
Për degën Shkodër qendrat e votimit janë:
•QV nr.1 që mbulon zonat: Rrethina, Postribë, Shalë, Shosh, Pult , do të jetë në ambientet e lokalit ngjitur me Njesinë Administrative Rrethina.
•QV nr.2 që mbulon zonat: Bërdicë, Dajç, Velipojë, do të jetë në Bërdicë të mesme.
• QV nr. 3,4 që mbulon zonat: Qytetin dhe njesitë Gur i Zi, Ana e Malit, qendra e votimit është Teatri “Migjeni”.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në orën 18:00. Pjesëmarrja në votim tregon forcën reale të Partisë Demokratike. /Njoftim në Facebook i PD Shkodër/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!