
Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh urimi presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden. Përmes një postimi, kreu i shtetit theksoi se duhen parë me përparësi forcimi i lidhjeve mes flamurit shqiptar dhe atij të SHBA.
“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet USA 2020. Shikoni përpara për të punuar me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet e flamurit të Shqipërisë me të Shteteve të Bashkuara dhe partneritetin tonë strategjik.”, tha Meta.
Edhe kryeministri Edi Rama iu është bashkuar urimeve për Jeo Biden, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa theksoi se ishte privilegj bashkëpunimi me presidentin Trump dhe administratën e tij, kryeministri tha se fitorja e Biden ishte spektakolare.
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara?????”, shkruan Rama.