Dy ditë më parë, një baba 49- vjeças nga Shkodra është paraqitur në Policinë e Shkodrës për të denoncuar largimin e vajzës së vet nga banesa. Sipas lajmit të bërë publik nga unifromat blu, vajza ishte 19- vjeçare, pra e rritme mjaftueshëm për të marrë vendime. Mesa duket shqetësimi i babait të vajzës ka qenë i kotë. “Arratia” e vajzës ka zgjatur vetëm dy ditë dhe ajo është kthyer në shtëpi tek i ati. Edhe ky lajm është zyrtar nga Policia e Shkodrës. Ajo që vlen të theksohet është se vajza ka deklaruar para uniformave blu se është larguar me dëshirën e saj nga banesa. Megjithatë. policia e ka referuar ngjarjen në prokurori.
“Më datë 17.11.2018, shtetasi Vullnet S.M, vjeç 49, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza, F.M, vjeç 19. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.”, thuhej në njoftimin e parë të policisë. Ndërsa në njoftimin e dytë të uniformave blu, thuhet:
“Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases F. M., më datë 19.11.2018, u paraqit në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”.