ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Zëvendësuesi i Sokol Ballës tek Topi- merr me vete edhe formatin e tij në një televizion tjetër

Pasi e konfirmoi vetë Balla largimin nga TCH, Gazetari Ylli Rakipi ka lënë News 24 për Top-Channel. Emisionin e tij “Të paekspozuarit”, Rakipi do ta drejtojë në Top-Channel ku do të zëvendësojë “Top Story”-n e Sokol Ballës.  Largimi i Rakipit nga News 24 konfirmohet nga burime pranë këtij televizioni.

Loading...

Mësohet gjithashtu se emisioni i Rakipit do transmetohet të enjten, njësoj si Top-Story, me tematikë aktualitetin politik.  Sokol Balla u largua nga Top-Channel në fund të 2017-ës pas 12 vitesh pune si gazetarë dhe drejtues në këtë media.

Më herët, Balla u largua nga drejtor informacioni ku në vend të tij u komandua Endri Xhafo. Balla pritet të drejtojë një emision të ri në Vizion Plus. Mësohet se “Real Story” do jetë emisioni që do drejtojë Sokol Balla, ndërsa njëkohësisht mësohet se ai do jetë edhe drejtor informacioni në Vizion Plus.

Nga ana tjetër, sa i takon emisionit “Top-Story”, i drejtuar nga Sokol Balla prej 12 vitesh, burime pranë Top-Channel bënë të ditur se do transmetohet në ditë të ndryshme dhe drejtuesi i tij do jetë Endri Xhafo, i rikthyer në Top-Channel pak muaj më parë, pas një shkëputje disa vjeçare nga kjo media për ABCNEWS. /shqiptarja.com/

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.