Zëvendësohet në krye të ARRSH- së Gledis Çeliku, emërohet drejtor për Rajonin e Veriut Ervin Sadiku…

Ervin Sadiku është emëruar Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar- Rajoni i Veriut, me qendër në Shkodër. Ai zëvendëson në këtë pozicion, Gledis Çelikun, i cili fitoi mandatin e deputetit si përfaqësues i PSD- së për Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë ARRSH, të cilat bëjnë me dije se Sadiku është zyrtarizuar në këtë post. Ervin Sadiku edhe më herët ka patur pozicione të rëndësishme në drejtoritë rajonale, ku para disa vitesh ka mbajtur pozicionin e drejtorit te OSHEE- së, Rajoni i Shkodrës.