
Artor Kçira është drejtuesi i ri i kompanisë shtetërore të sigurisë fizike Illyrian Guard për qarkun Shkodër, detyrë të cilin e nis zyrtarisht prej 19 marsit, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Rezarta Pode, e shkarkuar dy ditë më parë.
Kçira vjen në këtë post, pasi më herët ka qënë keshilltar i administratorit të Illyrian Guard në Tiranë. Ai ka mbajtur një sërë detyrash në postet drejtuese të qarkut Shkodër, që nga Inspektoriati i Mjedisit, tek drejtoria rajonale e spitalit të Shkodrës etj.
Politikisht, bëhet fjalë për një ndryshim drejtuesish nga PSD tek PS, ndërsa më herët Artor Kçira ka qenë drejtues i rajoni 4 të LSI- së për Shkodrën.
Ndërkohë, pas shkarkimit të Gjergj Sokolit nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të Shkodrës, është komanduar në këtë detyrë Vladimir Sterkaj. Urdhri për largimin e Sokolit iu komunikua dy ditë më parë.
Sterkaj, nga Malësia e Madhe, ka qenë edhe më parë pjesë e administratës shtetërore në pozicione drejtuese, si në vitet e qeverisjes së PD- së ashtu edhe të PS- së.