Zëvëndëskryeministrja Senida Mesi ishte ne Obot, fshatin me te demtuar nga permbytjet, ndersa foli per angazhimin e shtetit per te perballuar kete situate e cila sipas saj ishte e pritshme.
Mesi tha se korporata elektroenergjitike ka bere nje pune te shkelqyer duke shkarkuar ne nivele te kontrolluara, pasi ne te kundert do perseritej situata e viteve 2010-2011.
Lidhur me kerkesen e Ademit per te nenshkruar nje amendament ne i cili parashikon shpagim nga KESH nn raste te tilla, Mesi tha se Ademi ka patur kohe per propozime te tilla kur ishte vete deputete.
Prefekti i qarkut shkoder Çesk Millja tha se kerkesa e kryebashkiakes se Shkodres Voltana Ademi per te shpallur gjendjen e jashtezakonshme po vleresohet situata e cila deri me tani eshte nen kontroll.
Zv/Kryeministrja Senida Mesi se bashku me prefektin Çesk Millja u ballafaquan me nje fermer. Fermeri iu shpreh se kane nevoje per shtetin por keshtu nuk mbahet populli.
Mesi per amendamentin e propozuar nga Ademi per demshperblimin nga KESH u shpreh “Perse nuk e kerkoi Ademi kur ishte deputete ose gjate 27 viteve”.
Nderkohe sa i perket thellimit te Bunes ajo u shpreh se situata eshte miremenaxhuar pasi shkarkimet graduale kane nisur qe me 28 shkurt dhe do mbajme kuoten e 1500m3 /sek.