Shkruan ne Facebook zevendeskryeministrja Senida Mesi: “Pata kënaqësinë e veçantë sot, të përshëndesja hapjen e ceremonisë “Doors of Tomorrow” (Dyert e së Nesërmes), e organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe partnerë të tjerë.
Italia, jo vetëm një partner strategjik i yni, por gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Ky cikël aktivitetesh, si “Dyert e së Nesërmes”, shërben për t’i dhënë një dimension të ri marrëdhënieve tona dhe kontribuon në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në çdo sferë institucionale e shoqërore.
Çdo nisëm e ngjashme mes dy vendeve është gjithmonë një rrugë e hapur drejt paqes, zhvillimit, stabilitetit dhe adresimit të sfidave të përbashkëta.”.
[masterslider id=”10″]