Shkruan ne Facebook zevendeskryeministrja Senida Mesi: “Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me delegacionin përfaqësues të SINO-CEE Fund, kryesuar nga Jiang Jianqing, kryetar i këtij fondi, i cili ka për qëllim të promovojë investime afatgjata dhe të qëndrueshme. Gjatë takimit u diskutua mbi klimën shumë të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjithashtu, u theksua nevoja e rritjes së ndërveprimit në fusha prioritare si infrastruktura, energjia, bujqësia dhe turizmi. Shpreha gatishmërinë e qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë.”. /ShkodraWeb/