Skip to content
8 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zëvendëskryeministri Braçe kontroll “blic” në Shkodër, i gjen të gjithë në punë…edhe mediat “çuditërisht” gati për intervistën…

ShkodraWeb 9 April, 2019
brace shkoder

Zëvëndës kryeministri Erion Braçe, ishte ditën e sotme në Shkodër ku në kuadër të inspektimit të drejtorive rajonale. Braçe tha se edhe PS ka pasur sinjalizime për vjedhje të votave në Shkodër por nuk e ka kontesuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, për sa kohë ato janë certefikuar si legjitime.

Ai shprehu edhe njëherë qëndrimin se Partia Socialiste ka në program për ndryshimin e imazhit të qytetit të Shkodrës. Braçe tha se zgjedhjet do të bëhem me cilëndo opozitë, ndërkohë që e konsideroi qëndrimin e opozitës joparlamentare normale.

“Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent. Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të plotësohem nga të rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesera e partisë.

Këtë herë në Shkodër në orën 8 të mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekës gjeta qentë endacakë. Patjetër që kemi kandidatët për Shkodrën për zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se partia socialiste ka një projekt të madh për ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti.

Më vjen keq për mënyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë për mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për këtë bashkia Shkodër ka marrë shumë gjoba nga institucionet.

Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do të futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita te kundërshtojë qeverinë. Kushdo që të jetë opozita ne do futemi në zgjedhjet.

Sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë duke thënë se Parlamenti është legjitim, zgjedhjet kane qene legjitime dhe do jene legjitime. Zoti Palmer, zëvëndës ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit që është në Tiranë është një nga ata që ka lobuar fuqishëm për përparimin e Shqipërise.

Kujtoni ju se une nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe ne Shkodër ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjëherë të kontestojmë kryebashkiaken Ademi, asnjëherë përderisa zgjedhjet janë certefikuar si legjitime. Do vazhdojmë të punojmë fort në çdo qytet për të ndryshuar imazhin, edhe në Shkodër”, u shpreh Braçe. /PanoramA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ Çfarë po ndodh në Breg të Lumit, forca të shumta policie, shoqërime banorësh dhe ish- deputetët e PD-së…
Artikull pasardhës: FOTO TË RRALLA/ Kardinal Koliqi me veshje shik “alla-frënga” kur studionte në Milano, vëllai i tij Ernesti dhe prindërit…

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër…

ShkodraWeb 6 February, 2026 0
balluku belinda 2026

I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut…

ShkodraWeb 6 February, 2026 0
bardh spahia onid bejleri 2026

PËRBALLJA E DEPUTETËVE – Bejleri i PS- së i përgjigjet Spahisë së PD- së duke i drejtuar disa pyetje…

ShkodraWeb 2 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.