Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Sot zhvilluam një dëgjesë publike të frytshme me banorët e qytetit Koplik dhe Njësive Administrative Gruemirë dhe Qendër, ku dëgjuam me vëmendje kërkesat, propozimet dhe sugjerimet tuaja për Projekt Paketën Fiskale dhe Projekt Buxhetin e vitit 2025.
Zëri juaj është thelbësor në këtë proces.
Propozimet dhe kërkesat tuaja do të shqyrtohen me shumë seriozitet nga stafi i bashkisë dhe do të reflektohen në hartimin final të Paketës Fiskale dhe Buxhetit.
Faleminderit për pjesëmarrjen dhe angazhimin tuaj në këtë proces kaq të rëndësishëm.