Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare deputeti i parë shqiptar i parlamentit të Malit të Zi, Vasel Sinishtaj. Lajmin për ndarjen nga jeta të Sinishtaj e ka dhënë kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Në rrjetet sociale ai shkruan:
Të nderuar miq,
Me hidhërim e ndaj me Ju lajmin që Vasel Sinishtaj ndërroi jetë! Vaseli ishte njeri i mirë, profesionist dhe punëtorë i pashoq! Ishte përherë i gatshëm për këshilla e ndihmë për çdo njeri që kishte nevoj.
Ishim bashkëudhtarë politik për një kohë të gjatë. Në rolin e deputetit ishte zëri i parë shqip në Parlamentin e Malit të Zi, dhe nuk u kursye për të drejtat e shqiptarëve!
Njëri ndër themeluesit e Alternativës Shqiptare, aktualisht ishte Kryetar i Këshillit politik i ASH. Dy vitet e fundit me përkushtim kryente detyrën e Kryeadministratorit në Komunën e Tuzit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për figurën e Vasel Sinishtaj! Për datën e mbajtjes së Orës komemorative dhe varrimit, do të njoftoheni me kohë!
Nik Gjeloshaj,
Kryetar i Komunës së Tuzit dhe Alternatives shqiptare