ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Zef Hila nuk është palë e interesuar…”, Gjykata e Shkodrës rrëzon pretendimin, i jep mandatin Mark Babanit në Vau Dejës

Gjykatat e rretheve kanë vijuar shpërndarjen e mandateve të kryebashkiakëve të cilët u zgjodhën në 30 qershor. Sot janë njohur mandatet për 6 kryebashkiakë socialistë të Vaut të Dejës, Pogradecit, Matit, Memaliajt, Gjirokastrës dhe Lushnjes.

Loading...

Nga gjashtë seancat që u zhvilluan sot, debate pati vetëm në Shkodër për bashkinë e Vaut të Dejës. Seanca për njohjen e mandatit për Mark Babanin që u votua në 30 Qershor zgjati 2 orë. Zef Hila, kryetari në detyrë i bashkisë i zgjedhur para katër viteve nga radhët e PD-së kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve. “Të shpallet i pavlefshëm procesi zgjedhor”, tha Jordan Daci, avokat i Hilës.

Ndërkohë që avokati i Babanit, Eridjan Salianji me ironi u përgjigj duke i thënë se “Keni ngatërruar gjykatë për cështjet zgjedhore, këto pretendime çojini në Kolegjin Zgjedhor. Zoti Daci ka ngatërruar gjykatë ku mund të ngresh këto pretendime në lidhje me shkelejt e pretenduara zgjedhore dhe Kushtetuese” tha ai. “Ky proces është zhvilluar në shkelje të Kushtetutës” u kundërpërgjigj Daci. Në fund Gjykata rrëzoi kërkesën e Zef Hilës për të qenë palë e interesuar në procesin gjyqësor dhe njohu si fitues Mark Babanin.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.