Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zbulohet strategjia që do të ndjekë Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale…

ShkodraWeb 20 January, 2022
sali berisha dy gishta lart

Të dy grupimet në PD kanë shpallur se do të paraqiten me kandidatët e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të mbahn të dielën e 6 marsit, në gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetar. Por duke qenë se institucionet e kontrolluara nga pushteti, sipas të gjitha gjasave do të mbështesin fraksionin e Lulzim Bashës, vështirësia do të jetë për kandidatët e paraqitur nga Berisha.

Pra pikpyetja që ngrihet është: Si do të gjejë mundësinë për të garuar grupimi i foltores?

Mundësia e parë teorike , duke qenë se me siglën e PD do të konkurojnë të përzgjedhurit e Bashës, është që berishistët të dalin si të pavarur. Ndonëse kjo mund tu japë atyre një avantazh propaganisistik, për ti paraqitur rivalët e tyre si të përzgjedhurit e kundërshtarit socialist, një zgjedhje e tillë ka edhe risqe. Pikë së pari, ajo do të krijonte perceptimin se grupimi i foltores po krijon një lëvizje të re, pra se e ka njohur që PD-ja është Basha.

Për të shmangur këtë po mendohet edhe një rrugë e dytë. Pra krijimi i një koalicioni opozitar me LSI-në dhe aleatët e tjerë të djathtë, për tu regjistruasr në zgjedhjet e pjesshme si një front anti Rama, me emërtim dhe sigël të veçantë. Këtë version e mbështeti gjatë një debati në A2 CNN edhe ish deputeti Genc Pollo. “Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshjes pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar. Kjo marrëveshje do të përcaktojë edhe siglën edhe emrin e koalicionit dhe detaje të tjera që janë teknike” tha ai.

Por, përpos mënyrës se si do të zgjidhin çështjen e regjistrimit, grupimi i Berishës ka edhe një telash tjetër. Berisha ka premtuar në të gjitha takimet atë që u sanksionua me ndryshimet në statut të kuvendit të 11 dhjetorit, pra që kryebashkiakët e rinj do të zgjidhen direkt nga anëtarësia, e cila do të vendosë me votë se kush do të jetë i pereferuari i saj për të drejtuar bashkinë. Pra, megjithëse koha është tejet e ngushtë, grupimi i foltores ka njoftuar se fillimisht do të hapë garën për primaret brenda PD-së. Ata që do të propozohen duhet të dorëzojnë pranë komisionit të rithemelimit kandidaturat e tyre deri në 24 janar. Pastaj duhen organizuar zgjedhjet me një antar një votë për të gjashta bashkitë. Dhe vetëm pas këtij procesi të komplikuar dhe organizativisht të vështirë, berishistët do ti drejtohen KQZ për regjistrimin e kandidatit të tyre.

Por edhe këtu andrallat nuk janë të pakta.

Sipas ligjit aktual procedura e regjistrimit në zgjedhje është kjo: 1-fillimisht regjistrohen partitë. 2-Regjistrohen koalicionet mes partive tashmë të regjistruara. 3-Çohen emrat e kandidatëve.

Pra, sipas ligjit aktual grupimi i “Foltores” ngel që në etapën e parë nëse, ashtu sikurse prezumohet, pushteti do njohë fraksionin e Bashës.

Atëherë si do të zgjidhet ky ngërç?

Plani është që partitë që do të bëjnë koalicion me grupimin e Berishës të konsumojnë fazën e parë të regjistrimit. Dhe vetëm në fazën e dytë ata të regjistrojnë koalicionin me emër dhe sigël e më pas edhe kandidatin që do ketë dalë nga primaret e zhvilluara me votën e atarësisë së PD.

Por së pari kjo metodë ka një problem në perceptim. Sepse në periudhën e regjistrimit, ta zëmë të LSI-së dhe PR-së, kundërshtarët do ta shfrytëzojnë për propagandë duke thënë se Berisha nuk u regjistrua në zgjedhje.

Ama, nga ana tjetër, kjo skemë e ka edhe një avantazh. Duke organizuar një front opozitar, “Foltorja” ka mundësinë që të ruajë fabulën se është ajo PD-ja e vërtetë, që po tubon rreth vetes gjithë opozitën. Ajo shmang kështu hendikapin e mospërdorimit të emrit dhe siglës që KQZ me shumë mundësi do ja njohë Bashës. Berishistët do të pretendojnë se janë PD-ja e reale, por duke përdorur simbolet e koalicionit opozitar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Pastaj se cila është opozita që duan votuesit, kjo do të shihet kur të dalin rezultatet. /Lapsi.al/

Post navigation

Previous: SUPRIZA – As Teuta dhe as Vllaznia si fituese të trofeve, ja kush është klubi më i suksesshëm për 2021- in sipas IFFHS
Next: VIDEO – Fantastik Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës me Romën…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.