Zbulohet shkaku i intoksikimit të 61 nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribe te Shkodrës…

Zbulohet shkaku i intoksikimit të 61 nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës. Është vërtetuar përmes analizave, se shkak është bërë prezenca e lartë e salmonelës në ushqimin që kishin konsumuar nxënësit në një kioskë përballë shkollës së bashkuar.

Salmonela, çfarë është dhe nga se shkaktohet

Çdo njeri mund të sëmuret me salmonelë duke konsumuar ushqim me salmonelë. Kjo ndodh në disa raste: Ushqimi mund të jetë kontaminuar gjatë procesit të përpunimit ose nga ushqime të përgatitura me dorë.

Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.

loading...