Krejt rastësisht, është mësuar pasuria e Blendi Fevziut, njërit prej gazetarëve më të nnjohur në vend. Një debat me tone të larta në mes gazetarit Alfred Peza – njëkohësisht sekretar i PS-së me Gazment Bardhin në studion e emisionit “Opinion”, duket se ka sjellë humbjen e kontrollit me apo pa qëllim të gazetarit. Peza, i nxehur ka deklaruar pasurinë e Fevziut dhe të Armand Shkullakut, i pranishëm në studio. “Dalja nga vetja” e Pezës erdhi pasi Bardhi i kujtoi çeshtjen e gjyqit të ttij për pasurinë 1.1 miliardë lekë, ku me 15 shtator u shpall i pafajshëm.
“Merreni me mua me gjyq pafajësie të fituar në formë të prerë, nuk merreni me Fevziun që ka 10 milion euro pasuri apo Shkullakun që vila i kushton 1 milion euro”. Shpërthimi i Pezës i ka kapur të papërgatitur dy gazetarët dhe Fevziu thjesht e ka pyetur “nga e di ti këtë” dhe kolegu ia ka prerë shkurt: Ti vetë më ke thënë! Ndërsa Shkullaku është përpjekur ta kalojë me humor, teksa ka thonë se “vila nuk i kushton 1 milion por një milion e dyqindmijë euro”. Për të kaluar momentin e sikletshëm, Fevziu i është drejtuar Pezës: Fjala jote në vesh të Perendisë! Të jetë vertetë aq i pasur Fevziu…? Po Shkullaku…? Ishte thjeshtë një batutë apo Peza tha diçka që nuk duhet për kolegët…?!/ShkodraWeb/