Një “Xibrakë” e dytë në Shqipëri. Një operacion i madh po zhvillohet në Veri të vendit. Ndonëse deri tani pjesa veriperëndimore e vendit ishte lënë jashtë hartës së drogës, aksioni i fundi i policisë vërteton të kundërtën.policiaaa-770×336
Raportohet se një laborator heroine është zbuluar sot nga policia në Has. Ndërkaq mësohet se janë arrestuar dy persona deri tani. Burime thanë për “BalkanWeb” se një sasi opiumi është sekuestruar brenda laboratorit. Kujtojmë se opiumi është lënda bazë e heroinë. Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.
Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i madh në fshatrat e Hasit. Operacioni është shtrirë në disa zona, ku po kryhen kontrolle por ende nuk dihet nëse ka të shoqëruar.
Sa kaq policia ka njoftuar:
Drejtoria Vendore e Policise Kukes ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes kane zhvilluar nje operacion antidroge ku eshte zbuluar nje objekt qe dyshohet se perdorej per perpunim te drogave te forta.
Per detaje te operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit.