Nga burime të sigurta pranë prokurorisë, eshte zbuluar emrin e deputetit i cili pritet të arrestohet. Burimet kane thene per CityNews.al se bëhet fjalë për Jurgen Çyrbjan, deputet aktual i Partisë Socialiste, ish-kryeregjistrues dhe ish-drejtor i Hipotekës në Durrës. Gjithashtu mësohet se Jurgen Çyrbja është një person i përfshirë në dosje hetimore nga prokuroria lidhur me çështjen e Emiljano Shullazit, për të cilën është thirrur dhe në gjykatë për të dëshmuar në muajin korrik 2017. Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi e banda e tij kanë marrë Hotel Vollgën e Ylvi Beqajt. Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit. Pas mbylljes së hetimeve në lidhje me deputetin në fjalë, pritet që prokuroria ti kërkojë Kuvendit autorizimin për arrestimin e tij.
Kujtojmë këtu se gazetari i kronikës, Artan Hoxha dje ka deklaruar në emisionin “Të paekspozuarit”, se pritet që prokuroria të kërkojë arrestimin e një tjetër deputeti. /citynews.al/