
Zbulohet arsyeja se pse Edi Rama nuk ka qënë sot i pranishëm në Shkodër, ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh. Ai ka qenë pjesë e një ceremonie në Vlorë, ku tërhqi një çmim në emër të nënës së tij Anetësi. I emocionuar për këtë nderim që i është bërë të ëmës, Rama ka shpërndarë edhe një postim në rrjetet sociale ku shkruan se “ndihet i nderuar që tërhoqi si mëkëmbës i nënës së tij, Anetës, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon”.
“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom, Krenar për ty”, ka shkruar Rama.