Një sasi e konsiderueshme droge, prej rreth 1 ton, është zbuluar në Novoselë të Vlorës. Mediat kanë shkuar në vendin ku ndodhen 900 kg drogë, të cilat janë hedhur në një gropë nga trafikantët.
Frika nga kontrolli i policisë ka bërë që droga të hidhej në këtë gropë dhe të braktisej nga trafikantët. Sasia e drogës është e konsiderueshme, ndërsa policia nuk ka ende dijeni për të.