Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zbulohen prioritetet e qeverise “Rama 2”, parashikohet edhe aksi Shkoder- Fushe Kruje

ShkodraWeb 10 September, 2017
ramavelipoje
Ekonomia dhe Bujqësia janë dy prioritetet kryesore të Qeverisë Rama 2. Kjo vërehet nga programi qeverisës hartuar nga kryeministri Edi Rama. Ambicja e shprehur në këtë program për 4 vitet e ardhshme është rritja ekonomike për ta çuar atë në nivelin 6% të PBB. Investimet e qeverisë për ekonominë do të jenë 100 miliardë lekë, teksa janë të vendosur për zbatimin e Partneritetit Publik – Privat për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike.
25.5 miliardë lekë do të investohen në mbështetjen e sektorit bujqësor.
Në këtë mandate të dytë kryeministri Edi Rama do ti kushtojë një vëmendje të veçantë infrastrukturës duke nisur nga Rruga e Arbërit.
Ndër projektet më prioritare të Qeverisë Shqiptare do të jenë: rrjeti qendror TEN-T Core; korridori Adriatiko – Jonian; akset Fushë-Krujë – Shkodër , Thumanë-Kashar/Vorë; dhe by-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë; ROUTE 7: ndërtimi dhe dublimi i aksit Milot – Rrëshen; rrjeti kombëtar: përfundimi i bypass -it të Fierit dhe atij të Vlorës.
Në program shkruhet se do të konsolidohen 4 destinacione turistike kombëtare; Alpet Shqiptare, Jugu i Ri, Portet e Marinat dhe Tirana.
Në fushën e drejtësisë Qeveria në 4 vitet e ardhshme do të fokusohet në këto shtylla kryesore:
Jetësimi i reformës në drejtësi, nëpërmjet zbartimit të vettingut dhe ngrites së institucioneve të posaçme.
Qeveria synon krijimin e një sistemi drejtësie të pavarur, efiçent, të pakorruptuar, profesional dhe të aksesueshëm nga qytetarët.
Drejtësia për titujt e pronësisë do të përfshijë rregjistrimin, kthimin dhe kompensimin e pronave.
Parashikohet forcimi i kushteve dhe kriteret profesionale për noterinë, avokatinë dhe ndërmjetësimin.
Në program shkruhet se do të rishikohet mënyra e funksionimit dhe organizimit të sistemit të përmbarimit, duke përmirësuar mekanizmat kontrollues.
Për rregullin dhe sigurinë publike, qeveria ka prioritet luftën ndaj grupeve kriminale, ndaj kultivuesve të kanabisit dhe ndaj korrupsionit.
Modernizimi i shërbimeve publike është një prej prioriteteve kryesore të programit qeverisës, objektivi kryesor i të cilit është evitimi i sporteleve fizike, ku kërkohet dokumentacion që gjenerohet dhe administrohet nga vetë shteti e për rrjedhojë, thjeshtëzimi dhe lehtësimi i gjithë procesit falë infrastrukturës digjitale.
Arsim i lartë cilësor dhe i orientuar nga tregu i punës është gjithashtu një nga pikat kycce të planit të qeverisë.
Rama 2 parashikon të rrisë investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin për të shkuar drejt shëndetësisë falas, të cilën e premtoi 4 vite më pare.
Programi i qeverisë për integrimin europian synon fillimin, sa më parë, të procesit të negociatave për anëtarësim dhe realizimin e aspiratës europiane të vendit.
Diplomacia ekonomike do të jetë rruga për përthithjen e investimeve të huaja dhe krijimit të vendeve të reja të punës, shkruhet në faqen e fundit të programit.
Në program shkruhet se mandati i parë i qeverisë Rama 2013- 2017, ishte mandati i jetëzimit të një ndryshimi të thellë, rrënjësor e të gjithanshëm.
Ndërkohë,Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar këtë të dielë kabinetin qeveritar “Rama 2”.
Meta ka dekretuar 13 ministrat e qeverisë dhe zv/kryeministrin, ndërsa një ditë më parë, gjatë kohës kur po mbahej seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit, dekretoi kryeministrin Edi Rama për formimin e qeverisë së re.
​Rama çoi në Presidencë një javë më parë emrat e qeverisë së re, ndërsa sot kreu i shtetit ka dhënë firmën e tij. /shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: ISIS mund te “pushtoje” Europen, Gjermania jep alarmin per pasaportat siriane
Next: Cungu: Edhe kete vit nuk jemi per Europe, jemi per mesin e tabeles se klasifikimit…

TË FUNDIT

Eric P. Wendt

Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë

ShkodraWeb 17 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.