Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sport

Zbulohen prapaskenat e orëve të fundit, krisje te Vllaznia, Tefik Osmani drejt largimit…

ShkodraWeb 31 July, 2024
tefik osmani vllaznia 2024

Lëvizje e papritur te Vllaznia. Nga burime të “Panorama Sport” mësohet se drejtori sportiv i kësaj skuadre, Tefik Osmani, është shumë pranë largimit.

Gjatë këtyre ditëve pritet të mësohen më shumë detaje, apo edhe zyrtarizimi i largimit të Osmanit nga klubi kuqeblu, të cilit ai iu bashkua nëntorin e vitit të kaluar. Do të ishte një lëvizje e befasishme kjo në këtë moment, kur skuadra është në përgatitjet finale për sezonin e ri. Arsyeja që ka sjellë këtë situatë nuk është ende e qartë, por burimet e gazetës bëjnë me dije se shkak është bërë mosaktivizimi i një lojtari në ndeshjen e fundit miqësore që Vllaznia luajti me Burrelin në “Loro Boriçi”.

Dhe nëse vërtet kjo është arsyeja, do të ishte vërtet absurde. Nuk dihet, nëse kjo situatë prek edhe trajnerin Tomas Brdariç, apo jo. Ndoshta te klubi shkodran mund të ketë pasur ndonjë pakënaqësi pas humbjes 0-4 në shtëpi me Valurin në Ligën e Konferencës, që solli edhe eliminimin e skuadrës nga kompeticionet europiane, por largimi i drejtorit sportiv nuk duket se ka të bëjë direkt me këtë çështje. Largimi i Tefik Osmanit, gjithmonë nëse do të konfirmohet dhe zyrtarizohet nga drejtuesit e klubit, do të lironte një vend drejtuesi në stafin e kuqebluve tri javë para startit të sezonit.

ECURIA – Osmani e mori detyrën e drejtorit sportiv të Vllaznisë në nëntor të 2023- shit dhe bashkë me trajnerin e atëhershëm, Qatip Osmanin, e ndryshuan situatën në skuadër. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Elvis Plorin. Shkodranët bënë një kampionat mjaft pozitiv, duke shkuar në “Final 4”, ku u eliminuan në gjysmëfinale me një barazim nga Egnatia, skuadra që u shpall kampione e vendit në fund. Drejtori sportiv bëri merkaton e Vllaznisë para impenjimeve europiane, duke afruar lojtarë si Kahrimanoviç, Deliu, Qato dhe Bajrami, ndërsa tani mund të vijë largimi i papritur ende pa nisur sezoni dhe pa mbushur një vit te shkodranët, ku më parë ka luajtur edhe si futbollist.

Pritet reagimi i klubit kuqeblu për të mësuar më shumë në lidhje me këtë situatë, që vjen si një rrufe në qiell të hapur. Ish-futbollisti korçar ka mbajtur më parë të njëjtën detyrë edhe te klubi i Tiranës, ku pati sukses. Emri i Tefik Osmanit është lakuar kohët e fundit edhe për një zbarkim të mundshëm te Partizani, por tashmë koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë konkretisht. /Nga Fatjon RUPI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DOKUMENTI – PD nuk humb kohë, kallëzon në SPAK ministrin e Mbrojtjes, i sapo emëruari Pirro Vëngu…
Artikull pas: Rikthehet “sëmundja” e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ikën PD, nuk ka kuorum për vijimin e mbledhjes së tij…

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990 15 June, 2025
  • VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi 15 June, 2025
  • VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit… 15 June, 2025
  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.